Prishtinë, 19 maj 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu imNaim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadanin dhe mikrobiologun, Lul Raka, ku është diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë nga pandemia globale COVID – 19 dhe mundësinë e hapjes së xhamive.

Filimisht, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, uroi të gjithë besimtarët për Natën e Kadrit si dhe duke lutur Zotin e madh për agjerim të lehtë dhe të pranueshëm. Myftiu, gjatë këtij takimi ka falenderuar për punën që është duke bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë si dhe të gjithë mantel-bardhët.

Bashkësia Islame e Kosovës, ashtu sikurse të gjithë besimtarët e saj, janë të shqetësuar për hapjen e xhamive, ku do të krijoheshin kushtet për kryerjen e ibadeteve ndaj Zotit fuqiplotë. Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka qenë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, por edhe me të gjithë faktorët e tjerë, që të krijohen kushtet për hapjen e xhamive.

Myftiu Tërnava, u shpreh se takimi i sotëm ka qenë në frymën konsultuese me ekspertët e shëndetit në Kosovë, lidhur me mundësinë e hapjes së xhamive në vend. Por sipas mendimeve të ekspertëve, kushtet nuk janë krijuar ende që të hapen xhamitë në vend dhe një veprim i tillë mund të jetë një kërcënim i madh për shëndetin e besimtarëve. Po ashtu, shtoi se do të shikohen në vazhdimësi mundësitë që të hapen xhamitë, anipse vullneti dhe dëshira është shumë e mëdha që ato të hapen sa më parë.

Drejtori i Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani, duke uruar të gjithë besimtarët për Natën e Kadrit, tha se i janë përgjigjur pozitivisht me kënaqësi ftesës së Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, që të diskutojnë për gjendjen aktuale në vend nga COVID – 19.

Gjatë këtij takimi, z. Ramadani tha se si profesionist shëndetësor është sqaruar gjendja epidemiologjike që gjendet vendi dhe në sfidën e madhe që gjenden profesionistët shëndetësorë. Z. Ramadani shprehu falenderimet e tij ndaj Bashkësisë Islame e cila ka ndërmarrë hapa jo të lehtë, por shumë të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Drejtori i këtij instituti, tha se nuk ka qenë aspak lehtë për Bashkësinë Islame dhe as për besimtarët që t’i mbyllin përkohësisht xhamitë, por se ky vendim ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Ai më bëri një falenderim shumë të madh për Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe për të gjithë besimtarët që kanë repsketuar rekomandimet, duke bërë kështu një veprim human, njerëzor të domosdoshëm. “Duke pasur parasysh që për parandalimin e kësaj pandemie, nuk ka ende ndonjë vaksinë dhe as trajtim të duhur, rekomandimet për mosgrumbullimin e masës kanë qenë obligative në përputhje me institucionet e tjera shëndetësore botërore”- shtoi ai.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…