Prishtinë, 22 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 150 pako ushqimore familjeve skamnore në Komunën e Podujevës.
Bekim Jashari, kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, falënderoi shoqatën humanitare “Bereqeti” që vazhdimisht po u del në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan, ai u shpreh: “Shoqata humanitare “Bereqeti”, vazhdimisht ka ndihmuar nevojtarët, andaj edhe këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Podujevës dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato familje që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë gëzimin për Ramazanin…”.
Kryeimami i Podujevës Bekim Jashari po ashtu premtoi se edhe gjatë ditëve në vijim do t’u japin ndihma familjeve skamnore që sadopak të zbusin gjendjen e tyre sociale që edhe ata ta ndiejnë atmosferën e Ramazanit në sofrat e tyre.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…