Shteti i Kuvajtit vazhdon ta përkrahë projektin e qendrës vakëfnore në KBI të Drenasit Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 22 maj 2019 Këto ditë ka arritur shuma në vlerë prej 293.830 eurosh, e vlefshme për përfundimin e projektit të qendrës vakëfnore në Këshillin e Bashkësisë Islame të Drenasit. Shuma në fjalë është donacion nga qeveria e shtetit të Kuvajtit dhe është siguruar falë bashkëpunimit shumë të ngushtë që është ndërtuar ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ambasadës së Kuvajtit në Tiranë. Me këtë rast, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava u shpreh falënderues për ambasadën, për autoritetet e shtetit të Kuvajtit dhe për Emirin e Kuvajtit Sabah Al Ahmed al Xhabir Alsabahun duke e lutur Zotin që t’i shpërblejë për dhurimin e tyre për këtë projekt dhe për projektet e tjera tashmë të realizuara.