Prishtinë, 21 maj 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame i Klinës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 100 pako ushqimore familjeve skamnore në Komunën e Klinës.
Fitim Boja , sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Klinës, ka falënderuar shoqatën humanitare “Bereqeti” që edhe këtë vit sikurse viteve të tjera po ndihmon familjet skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan: “Bereqeti vazhdimisht ka ndihmuar nevojtarët, andaj edhe këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Klinës dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato famije që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë gëzimin për Ramazanin…”.
Boja po ashtu premtoi se edhe gjatë ditëve në vijim do t’u japin ndihma familjeve skamnore që sadopak të zbusin gjenden e tyre sociale.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…