Prishtinë, 8 maj 2019
Janë 150 pako ushqimore për 150 familje skamnore dhe me nevojë që Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bereqeti, për nder të muajit të bekuar të Ramazani i ka shpërndarë këto ditë. Naim Rexhepi përgjegjës i SH.H. “Bereqeti” në Ferizaj tha:”…edhe sivjet sikur herëve të tjera ne po shpërndajmë pako ushqimore dhe këto ndihma në mënyrë që të zbusim varfërinë dhe t’i gëzojmë familjet e varfra dhe që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë begatinë dhe vlerën e Ramazanit dhe se me anë të aktivitetit bamirës e humanitar mundohemi që ta lehtësojmë gjendjen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe që sofrat e tyre të jenë të mjaftueshme me ushqim.
Ai tha se gjatë ditëve në vijim të Ramazanit do të zhvillojnë edhe aktivitete të tjera humanitare.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…