“Bereqeti” në Pejë ndihmoi nëntë familje Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 13 prill 2020 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që vepron në kuadër të Këshillit të BI-së së Pejës, sot ka ndihmuar 9 familje në Turjak me pako ushqimore, si dhe ka shpërndarë 50 thasë me miell për familjet nevojtare. Këto ndihma janë dhuruar nga xhemati i rregullut që ndihmon shoqatën.Ermir ef. Gega, koordinator i degës, falënderoi donatorët, si dhe porositi të gjithë bamirësit që të bashkohemi për të ndihmuar familjet nevojtare. Ai porositi që të bëhemi bashkë në kampanjën “Sofra e Ramazanit”.