Prishtinë, 13 prill 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Prizren, ka ndihmuar dhjetë familje në fshatrat Zhur, Shkozë, Vërmicë dhe disa familje të qytetit të Prizrenit.

Koordinatori i degës së Bereqetit në Prizren Kurtish ef. Hoxhaj theksoi se këto ndihma u dhuruan nga Bafti Islamaj nga fshati Shkozë, në emër të sadakasë për familjarin e tyre të vdekur. Z. Islamaj ka deklaruar se në pamundësi të kryerjes së ceremonisë së të pamës, për shkak të gjendjes së krijuar pas pandemisë, kemi vendosur që të ndihmojmë 10 familje nevojtare.

Koordinatori i degës, Kurtish ef. Hoxhaj falënderoi përzemërsisht donatorin Bafti Islamaj dhe luti Zotin që ta shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër, si dhe rahmetliun ta shpërblejë me xhenet.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…