Priahtinë, 12 maj 2020
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin “Sofra e Ramazanit 2020 “, ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020
- Dega e Shoqatës “Bereqeti” në Lipjan, ka pranuar këto ditë një veturë Citroen Berlingo GNV 800, nga Blerim Duriqi nga Zvicra, e cila do të përdoret për nevojat e Shoqatës “Bereqeti” në komunën e Lipjanit.
- Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në Pejë në kuzhinën popullore të kësaj Shqoate në Pejë, çdo ditë ushqehen përafërsisht 300 persona me ifar. Po ashtu në bashkëpunim me Shoqatën “Peja” nga Londra sot shpërndanë pako ushqimore dhe miell në lagjen Kristal të Pejës.
- Falë donatorëve dhe bamirësve të ndryshëm, dega e kësaj Shoqate në Suharekë ka arritur që këto ditë të shpërndajë 130 pako ushqimore, të cilat janë dedikuar familjeve me kushte të rënda ekonomike.
Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB “Bereqeti”.