Prishtinë, 10 maj 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin “Sofra e Ramazanit 2020 “, ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020

Dega e kësaj Shoqate në Lipjan njofton se Auto pjesë “Ardi” nga kjo komunë ka dhuruar 500 euro, të cilat do të shndërrohen në pako ushqimore, me të cilat do të ndihmohen familjet me gjendje të vështirë ekonomike. Kurse sa i përket aksionit të shpërndarjes së pakove në Prizren, sot u fokusua në ndihmë familjeve nevojtare në Mamush të Prizrenit. Po ashtu Shoqata e afariste “Esnaf” përmes “Bereqeti” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në qytetin e Prizrenit. Po ashtu Bereqeti në këtë vazhdë ka ofruar ndihmë një familje në Zhur të Prizrenit me 500 euro.
Në këtë familje kanë rezultuar dy persona të prekur me COVID-19.

Kurse sa i përket aktivitetit të kësaj Shoqate në Prishtinë njoftojnë se sot ka pranuar një donacion, pako me hurma, fiq dhe kajsia nga afaristi Azem Kaqiu.

Kurse në një aktivitet tjetër ka shpërndarë për 50 familje patate, në banesat sociale të Hajvalisë të cilat i dhuroi si donacion Adem Shabani nga Podujeva-Fushë Kosova.

Kurse në një aksion tjetër humanitar “Bereqeti” në Prishtinë ka shpërndarë 500 kg miell, të cilat i dhuroi si donacion Nezir Aziz Buzuku nga Hajvalia

Një grup bashkatdhetarësh nga Mynheni i Gjermanisë (Mustafë Azemi, Nuredin Morina, Besim Stojkaj, Xhelal Krasniqi, Nustret Bytyqi, Zog Selmani, Erlind Kadriu, Samir Makolli, Irfan Ferati dhe Burim Qorraj) kanë kontribuar për aksionin “Sofra e Ramazanit2020”, duke ndihmuar kështu degën e Prishtinës me 35 pako ushqimore.

Edhe në Dragash ndonëse aksioni “Sofra e Ramazanit” ka përfunduar, kjo shoqatë aktitivitetin humanitar po e vazhdon ende. Në degën e Dragashit, këto ditë u shpërndanë pako ushqimore dhe higjienike për familjet skamnore të kësaj ane

Dega e kësaj shoqate në Podujevë ka njoftuar se Arsim Syla, ka dhuruar 18 pako ushqimore, të cilat do të shpërndahen për jetimët e kësaj komune.

Kurse dega e Bereqetit në Kaçanik, këto ditë ka bërë shpërndarjen e 40 pakove ushqimore për familjet nevojtare në fshatin Dubravë. Vlera e këtyre pakove arrin shumën e 2000 eurove. Dega e Shoqatës “Bereqeti” në Pejë ka pranuar një donacion prej 108 pakove ushqimore nga Shoqata “Peja” nga Londra, të cilat do të shpërndahen nga Shoqata “Bereqeti” për familjet nevojtare. Përveç pakove ushqimore dhe higjienike, të cilat janë duke u shpërndarë në tërë Kosovën, kuzhina e Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Pejë, po kujdeset që të ushqejë me iftar mbi 300 persona në këtë qytet. Për shkak të situatës së krijuar, personat nuk ushqehen në kuzhinë, por marrin ushqimin me vete në shtëpitë e tyre.

Kurse dega në Gjakovë ka filluar aksionin për t’i siguruar ndërtimin e një shtëpie për familjen e Naim Krasniqit. Ndërkaq “Bereqeti”, dega në Rahovec ndihmoi tri familje me mobile shtëpiake. Aktiviteti i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” po vazhdon në forma dhe mënyra të ndryshme, gjithmonë duke qenë pranë familjeve nevojtare.

Kurse “Bereqeti” në Viti iu dhurua një donacion prej 2500 kg miell nga profesori Sali Salihu.

Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në Bereqetin.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…