Prishtinë, 5 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame në Han të Elezit në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bereqeti ka filluar shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për të varfrit dhe skamnorët në komunën e Hanit të Elezit me rrethinë. Kryetari i KBI-së së Hanit të Elezit dr. Musa Vila me rastin e ndarjes së këtyre pakove tha se me anë të aktivitetit bamirës e humanitar mundohen që t’a lehtësojnë gjendjen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe sofrat e tyre të jenë të mjaftueshme me ushqim. Allahu i shpërbleftë Myftiun Naim ef. Tërnava dhe stafin e tij që për çdo ramazan vazhdimisht ndihmojnë skamnorët dhe familjet me nevojë me këto pako ushqimore. Zoti i shpërbleftë me mirësitë e Tij!
-
Sofra e Ramazanit 2024
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” edhe këtë vit organizon aksionin tashmë tradicional… -
“Bereqeti” shtriu dorën e ndihmës në pjesën veriore të vendit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti‘’, në kuadër të aktiviteteve humanitare në pjesën ve… -
Së shpejti fillon shpërndarja e 60 ton mish nga therja e kurbanëve
Në ditët në vijim, Bashkësia Islame e Kosovës do të fillojë shpërndarjen e mishit të Kurba…
Shfaq më shumë në Bereqeti
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…