Prishtinë, 23 mars 2020
Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Ferizaj, në bashkëpunim me KBI e Ferizajt kanë shpërndarë 15 pako ushqimore për familjet skamnore në qytetin e Ferizajt dhe disa fshatra. Nga dega e Bereqetit të Ferizajt thanë se për çdo ditë kemi kërkesa të mëdha nga familjet skamnore për t’i furnizuar me miell po për nuk po gjendet askund miell dhe ata po ofrojmë ndihma me anë të pakove ushqimore. Bereqeti i Ferizajt ndihmoi familje ferizajase me miell në kohë të nevojës ekstreme! Shoqata Humanitare Bereqeti dega që funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt ka ndihmuar sot disa familje ferizajase me miell. SHH Bereqeti dhe KBI e Ferizajt falënderojnë donatorin i cili në këtë kohë krize u kujdes për nevojtarët. Donatori preferoi të ngelet anonim, për të cilin lusim Zotin ta shpërblej dhe ta begatoj me të mirat e Tij në dy botët.