Shoqata Humanitare “Bereqeti” po vazhdon me aktivitete për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të vendit. Një aktivitet i tillë është mbajtur edhe në Komunën e Prizrenit, ku i është dalë në ndihmë komunitetit rom me veshmbathje të ndryshme për stinën e dimrit dhe me nga 25 kilogram miell për 20 familje.
Kurtish Hoxhaj, koordinator i “Bereqetit” në Prizren thotë se kjo shoqatë po bën përpjekje t’iu dal në ndihmë të gjithë personave në nevojë pa dallim etnie. Ai thotë se kërkesat për t’iu dalë në ndihmë janë të shumta, e në veçanti në stinën e dimrit.

“Ky aksion i ditës së sotme është një ndihmë simbolike me miell, pako ushqimore, pako higjienike, veshmbathje, këpucë, jorgan, batanije për këtë komunitet i cili është më se i nevojshëm për me i ofrua ndihmë, si Bashkësi Islame e Kosovës nuk bëjmë dallime të komuniteteve, por pa marr parasysh nacionalitetit dhe gjuhës së tyre ne jemi vëllezër, jemi një dhe mundohemi me u ofruar ndihmë atje ku është më se e nevojshme”, thotë Kurtish Hoxhaj.

Në anën tjetër, deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili përfaqëson komunitetin Rom, Albert Kinolli, shprehet tejet falënderues ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës e cila ka qenë gjithmonë e përkushtuar për t’iu dalë në ndihmë. Ai “Bereqetin” e quan mik të vërtetë dhe shpreson se shembullin e kësaj organizate humanitare do ta ndjekin edhe shoqatat e tjera.

“Është një bashkëpunim në vazhdimësi për shkak se ne si komunitet rom dhe si përfaqësues të komuniteti rom vite me radhë kemi pas bashkëpunim të shkëlqyer me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe me shoqata ‘Bereqeti’ gjë që është dëshmuar edhe sot me anë të këtij aktiviteti unë sinqerisht falënderoj ‘Bereqetin’ e cila edhe kësaj radhe ka shtri dorën e ndihmës dhe është treguar humanitare duke ndihmuar në vazhdimësi komunitetin Rom i cili ka nevojë jashtëzakonisht për ndihmë”, është shprehur Kinolli.

Në këtë aksion simbolik nga Shoqata Humanitare “Bereqeti” është dhuruar, miell, këpucë, xhaketa për dimër, batanije, jorgan si dhe me veshmbathje të ndryshme.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…