Prishtinë, 17 dhjetor 2020
11 kursiste që vijojnë kursin e mësim-besimit pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës me sukses kanë përfunduar mësimin e shkronjave të kuranit dhe me këtë rast u organizua edhe Festa e Elifit.
Mualimja në KBI Prishtinë Kadrije Dragusha-Ademi tha se 11 kursistet kanë arritur që për tre muaj të përfundojnë me sukses mësimin e shkronjave arabe dhe tashmë pritet të fillohet me leximin e Kuranit.
Ajo bëri të ditur se për shkak të pandemisë janë detyruar të kufizojnë numrin e pjesëmarrësve më kurs që të respektojnë në mënyrë strikte masat kundër Covid-19.
Florentinë Tërmkolli – udhëheqëse në departamentin e gruas nga Kryesia e BIRK-ut falënderoi mualimen Dragusha për përkushtimin e saj të treguar gjatë procesit të mësim-besimit.
Ndërsa mbajti edhe një ligjëratë mbi rëndësinë e mësimit të leximit të kuranit duke thënë se “nuk ka gjë më të çmuar në këtë botë se mësimi i kuranit dhe mësimi i tij të tjerëve”.
Ajo përgëzoi kursistet për arritjet ndërsa inkurajoi ato që të vazhdojnë edhe më tutje me avancimin e leximit të kuranit.
Ndërsa kursistet u shprehen të lumtura që kanë arritur të mësojnë shkronjat e kuranit.
Në fund mualimja u dhuroi nga një kuran kursisteve si shpërblim për arritjet e treguara gjatë kësaj periudhe.
-
Përfundoi punimet Konferenca “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”
Prishtinë, më 10 dhjetor 2023 Ka përfunduar sot punimet dy ditore Konferenca Shkencore … -
“XHAMIA TE NE – HISTORI, MISION E IDENTITET”
Fjala e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur në Konferencën Shkencore “Xhamia t… -
Filloi punimet Konferenca Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”
Prishtinë, më 9 dhjetor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës së bashku me Instituti…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Përfundoi punimet Konferenca “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”
Prishtinë, më 10 dhjetor 2023 Ka përfunduar sot punimet dy ditore Konferenca Shkencore …