Prishtinë, 29 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Dragashit, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 100 pako ushqimore familjeve skamnore në komunën e Dragashit.
Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Dragashit, Nail ef. Halimi, falënderoi Kryesinë e Bashkësisë Islame që, nëpërmjet shoqatës “Bereqeti”, vazhdimisht po u del në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan, ai u shpreh: “Ne si KBI në Dragash nëpërmjet degës së Bereqetit përpiqemi që t’u dalim në ndihmë nevojtarëve dhe kategorive të tjera sociale, andaj ‘Bereqeti”, asnjëherë nuk ka ngurruar dhe vazhdimisht ka ndihmuar nevojtarët, andaj edhe këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Dragashit dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato familje që kanë nevojë që edhe ato të ndiejnë gëzimin për Ramazan”,- tha ai.
Bereqeti në këtë komunë do të vazhdojë me aktivitete të tilla humanitare.