Prishtinë, 29 maj 2019

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, sot shpërndau 150 pako ushqimore për familjet skamnore në Obiliq.

Koordinatori i kësaj shoqate, dega në Obiliq, Izedin Krasniqi u shpreh se: “Këto ndihma janë më se të mirëseardhura për komunitetin tonë. Shoqata “Bereqeti” në vazhdimësi po mundohet të jetë pranë qytetarëve të cilët kanë nevojë për këto ndihma. Kërkesat janë jashtëzakonisht të mëdha, mirëpo sadopak po mundohemi që t’i përzgjedhim ata që kanë nevojë më shumë. Si shoqatë, ne sot kemi shpërndarë 150 pako, ndërsa në përgjithësi janë gjithsej 200 pako që janë shpërndarë gjatë këtij muaji,”- tha ai.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, më 14 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…