Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” u ndihmoi 15 familjeve Prishtinë, 5 mars 2018 Shoqata “Bereqeti”, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës, po vijon veprimtarinë e saj bamirëse duke u dalë në ndihmë nevojtarëve dhe skamnorëve. Shoqata “Bereqeti” u dhuroi qilima 15 familjeve nevojtare nga fshati Hajvali i Prishtinës e të cilat janë duke banuar në banesat sociale. Fitim ef. Flugaj, drejtor i shoqatës humanitare bamirëse “Bereqeti” tha se ato familjet përfituan secila të paktën nga një qilim e deri në tre qilima. Nga ky aksion përfituan edhe disa banorë rezidentë të Hajvalisë. Qilimat ishin donacion nga kompania “Visari carpets & more…”, të cilën e falënderojmë për këtë donacion me vlerë të shumëfishtë. Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” zotohet se do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për t’u dalë në ndihmë familjeve skamnore.