“MYFTIU” JUSUFSPASIQ ËSHTË MYFTI I POLITIKËS ZYRTARE SERBE DHE PARAQET VETËM QËNDRIMET E MENTORËVE TË TIJ

Deklarimi i të ashtuquajturit Myftiu i Beogradit Jusufspahiq që Kosova është Serbi, për Kryesinë e BIK-ut, besimtarët myslimanë të Kosovës dhe ata të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), si dhe për gjithë popullin e Kosovës është treguesi më i mirë për politizimin e fesë për interesa të ulëta e meskine të një njeriu që veten e quan myfti dhe që me vetëdije është vënë në shërbim të politikës serbe. Politika serbe, siç dihet, ka qenë antishqiptare, antiboshnjake e antimyslimane, përse më së miri dëshmuan luftërat e gjenocidi që ka bërë Serbia e Millosheviqit gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në Kosovë e Bosnjë, përse është gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte.
I bëjmë me dije të ashtuquajturit Myfti të Beogradit se Kosova kurrë s’ka qenë pjesë e Serbisë e aq më pak djep i Serbisë. Ç’është e drejta, Kosova një kohë jo të shkurtë ka qenë e okupuar nga Serbia, por populli dhe paria e Kosovës kurrë nuk u pajtuan me okupimin serb dhe në vazhdimësi janë angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Po ashtu i themi të ashtuquajtur Myfti të Beogradit, të bashkërenditurve me të dhe mentorëve të tij se Kosova tash e 19 vjet është e lirë, ndërsa tash e një dekadë shtet i pavarur e demokratik, i pranuar ndërkombëtarisht nga mbi 116 vende, andaj angazhimi juaj për të “ruajtur” Kosovën në kuadër të Serbisë i përket së kaluarës, të cilën ne tashmë e kemi lënë prapa.
“Myftiu” i Beogradit edhe mund t’ia bëjë ndonjë argat politikës zyrtare serbe siç edhe e thotë në rastin e Gambias, por një duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se pavarësia dhe shtetësia e Kosovës janë arritje që nuk bëjnë kurrë prapakthim.
Po ashtu i bëjmë me dije se Kosova ka institucionet e saj fetare, të organizuara në kuadër të Bashkësisë Islame te Kosovës e që kujdesen për besimtarët e saj, andaj Spahiqi s’ka pse të brengoset asgjë për myslimanët e Kosovës.
Deklaratat e Spahiqit nuk janë qëndrime të besimtarëve të Sanxhakut e assesi të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), madje jemi të bindur që nuk janë as qëndrime të atyre myslimanëve që jetojnë në Beograd.
“Myftiu” Jusufspasiq është myfti i politikës zyrtare serbe dhe paraqet vetëm qëndrimet e mentorëve të tij e assesi të besimtarëve myslimanë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

  • Konkurs

    Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 26 shtator 2024  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&n…
  • Konkurs

    Datë: 26 shtator 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, shpallë:KONKURSPër plotës…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…