Në organizim të Shoqatës humanitare “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila aktivitetin humanitar e ka intensifikuar gjatë muajit Ramazan vlen të shënohet se këto ditë ndihmoj me gjëra ushqimore në bashkinë e Bajram Currit, përkatësisht në fshatra të thella të këtyre viseve.
{jathumbnail}Me këtë rast shumë familjeve shqiptare iu shpërndan bukë cilësore të gatuara në Prishtinë me teknologji gjermane dhe cilësi të lartë ushqyese. Bashkë me aktivistët të shoqatës “Bereqeti” ishte ish – medresanti Arbër Berisha nga Bajram Curri i cili ishte shkolluar në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë i cili kontribuoi për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti humanitar.
Aktivistët e shoqatës “Bereqeti” të mbështetur nga Kryesia e BIK-ut dhe donatorët e ndryshëm u zotuan se nuk do të ndalen së vepruari dhe se do të përkushtohen që edhe në të ardhmen të ndihmojnë banorët e këtyre zonave edhe me artikuj tjerë ushqimor dhe veshmbathje. Ky aktivitet humanitar inkurajon banorët e këtyre viseve se raportet vëllazërore akoma do të intensifikohen për të ndihmuar njëri tjetrin sikurse në vitet 1998 dhe 1999 kur shumë ushtarë të UÇK-së dhe familje të përndjekura nga Kosova gjetën strehim tek vëllezërit e tyre në Bajram Curr, Tropojë dhe gjithandej qyteteve shqiptare.