Prishtinë, 31 gusht 2018

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, përmes shoqatës së saj “Bereqeti” sot ka filluar shpërndarjen e mishit të kurbanit. Kurbanet të cilët janë porositur nga besimtarët tanë nga vendi dhe diaspora janë prerë nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Fillimisht shpërndarja ka filluar në regjionin e Prishtinës, më konkretisht në komunat: Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Drenas, Obiliq dhe Fushë Kosovë, e më pas do të vazhdojë edhe në komunat tjera në ditët në vijim. Pasi që të përfundohen të gjitha komunat, me mish kurbani do të furnizohen edhe institucionet e ndryshme të vendit, si shoqatat e të verbërve, shoqatat e henikepëve, si dhe qendra e institucione të ndryshme sociale.

Vlen të përmendet se këtë vit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës janë prerë 1231 krerë lopë (apo 8617 porosi nga besimtarët tanë).

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u është mirënjohëse gjithë besimtarëve të cilët edhe këtë vit besuan në punën dhe angazhimin e Kryesisë për prerjen e kurbaneve.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…