Myftiu Tërnava ndau mirënjohje për familjen Ejupi

Prishtinë, 31 gusht 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Tërnava, sot ka pritur në takim z. Remzi Ejupin. Myftiu Tëranva shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij dhe të institucioneve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për ndihmën që ka dhënë kjo familje, e në veçanti falënderoi për financimin e botimit të librit “Drita e Zemrës”, të cilën z. Remzi Ejupi e ka financuar në emër të babait të tij të ndjerë, haxhi Abdurrahim Ejupit.
Me këtë rast Myftiu Tërnava ndau një mirënjohje për këtë familje dhe luti të Madhin Zot që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…