Prishtinë,10 tetor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim kandidatin për kryetar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)AK-së, Arbër Vllahiun. Në këtë takim, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me organizimin dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet BIRK-u në nivel vendi si dhe me kontributin që është duke dhënë ky institucion në funksion të tolerancës, mirëkuptimit dhe stabilitetit shoqëror.
Myftiu Tërnava gjithashtu uroi qe të kemi një fushatë të qetë pa probleme dhe të tregojmë kulturë të lartë qytetare.
Nga ana e tij, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Arbër Vllahiu, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe theksoi se BIRK-u ka dëshmuar veten dhe gjithnjë ka qenë me popullin e Kosovës dhe në funksion të respektimit dhe tolerancës ndërfetare mes nesh.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…