Prishtinë, 11 tetor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim kandidatin për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), z.Arban Abrashin. Myftiu Tërnava, pasi u shprehu mirëseardhjen mysafirëve, theksoi se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës vazhdimisht është e përkushtuar që të jetë në funksion dhe shërbim të qytetarëve për ta ngritur dhe avancuar jetën fetare në tërë vendin. Ai potencoi gjithashtu se BIRK-u do të vazhdojë edhe më të ndikojë për pranim tek ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë dhe për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Nga ana e tij, kandidati për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), z.Arban Abrashi, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe tha se në kuadër të aktiviteteve që ka po mundohet që të jetë zëri i qytetarëve dhe që të japë kontribut për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve të Kosovës.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…