Prishtinë, 2 shkurt 2016
Nxënësit e Medresesë së mesme “Alaudin” në Prishtinë bashkëbiseduan me akademik Feti Mehdiun. Fillimisht mirëseardhje iu dëshiroi  drejtori i Medresesë Aluddin, Jakup ef. Çunaku, i cili u shpreh se sonte jemi të nderuar të diskutojmë për përkthimin e fjalës së Allahut, Kuranit. Ky diskutim do të ketë një trajtesë rreth përkthimit, përvojat, sfidat me të cilat është ballafaquar përkthyesi i  parë i Kuranit në gjuhën shqipe duke lutur Zotin që të bekoj këtë tubim të sotshëm. Një biografi të shkurtër të Akademik Feti Mehdiut e lexoi Ramadan Shkodra, drejtor i Kulturës duke thënë se prof. Mehdiu  përket nxënësve të gjeneratës së parët të Medresesë. Ndërsa, pas përfundimit të studimeve ka punuar pedagog i gjuhës arabe në UP. Ka një veprimtari të bujshme është autor i mbi 350 zërave e kontributeve shkencore nga fusha e disiplina të ndryshme në periodik shqiptar si dhe autor i mbi 30 veprave të botuara. Akademik Mehdiu siç dihet është edhe përkthyes i parë i Kuranit në gjuhën shqipe. Ky aktivitet, i pari në këtë format u mbajt me rastin e 65 – vjetorit të Medresesë dhe shënimit të përvjetori të 30 të Kuranin në gjuhën shqipe. Profesor Fetiu para nxënëseve kujtoj kohën kur ka qenë nxënës i medresesë, kujtoj myderrizët e shquar si dhe foli për veprimtarinë e tij. Këtu profesori më tepër u ndal te nisma, motivet, peripecitë e vështirësisë me të cilat është përballur gjatë përkthimin e Kuranit. “Ky është një takim me shpresë për rininë e Kosovës dhe me shpresën e ardhmërisë së Islamit. Medreseja ka filluar me hafiz Bajram Aganin, Ahmet ef. Mustafën dhe me Haki Krasniqin. Në ditarin kur fillon Medreseja më 1 nëntor 1951  i keni këta emra që kanë mbajtur orët e para  të Kuranit dhe Gjuhës shqipe. Janë bërë për rahmet dhe dy prej tyre i kam pas  profesorë” tha profesor Mehdiu duke kërkuar nga nxënësit që sa më shumë të lexojnë e t’i përkushtohen  mësimit. Më pas profesori në një bisedë të hapur iu përgjigj interesimit të nxënësve të Medresesë. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Kulturës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Medresesë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…