Konferencë Shkencore Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e 65-vjetorit të veprimtarisë së Medresesë së Mesme “Alaudin”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Medresesë, organizojnë: Konferencë shkencore, kushtuar kësaj vatre arsimore fetare dhe kombëtare. Tezat Orientuese: 1. Historia e arsimit islam te shqiptarët; 2. Shkollat paramedresore (mejtepet) në Kosovë; 3. Zhvillimi dhe përhapja e medreseve tek ne gjatë periudhës osmane; 4. Medresetë më të njohura në Kosovë; 5. Bibliotekat e medreseve tek ne; 6. Medresetë në Kosovë midis dy luftërave botërore; 7. Kontributi i medreseve për arsimin kombëtar gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; 8. Rrethanat politike, shoqërore dhe arsimore në kohën e hapjes së Medresesë së Ulët në Prishtinë; 9. Medreseja “Alaudin” në Prishtinë shkollë e mesme islame shqiptare; 10. Kontributi i medresesë “Alaudin” në arsimimin dhe edukimin e rinisë; 11. Kontributi i medresesë “Alaudin” në arsimimin dhe edukimin e femrës; 12. Kontributi i medresesë “Alaudin” për arsimimin e kuadrit fetar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Sanxhak; 13. Kontributi i medresesë “Alaudin” për arsimimin e kuadrit fetar në Shqipëri pas periudhës komuniste; 14. Kontributi i medresesë “Alaudin” për Diasporën tonë 15. Kontributi i medresesë “Alaudin” për kauzën kombëtare (ngjarjet e ’68, ’81, ‘89, ’90, ‘99 etj.); 16. Kontributi i medresesë “Alaudin” për arsimin shqiptar gjatë viteve 1990-1999; 17. Kontributi i medresesë “Alaudin” gjatë lëvizjes popullore në Kosovë (1990-1999); 18. Kontributi i medresesë “Alaudin” gjatë luftës së UÇK-së (1998-1999); 19. Dëshmorët medresantë në luftën e fundit në Kosovë; 20. Kontributi i medresesë “Alaudin” për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave dhe trashëgimisë tradicionale islame-shqiptare; 21. Medreseja e Mesme “Alaudin” përballë sfidave dhe kërkesave të kohës; 22. Kahet dhe orientimet e medresesë së Mesme “Alaudin” (planprogramet, statusi, perspektiva etj.); 23. Medreseja “Alaudin” në shtypin e kohës (në periodikun islam, shtypin shqiptar, boshnjak, arab etj.); Ftesë: Ftojmë të gjithë studiuesit, publicistët, pedagogët, ish-nxënësit, bashkëpunëtorët, aktivistët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare dhe fetare, që me Kumtesa, materiale, kujtime të shkruara, foto, dorëshkrime, dëshmi etj. të kontribuojnë në ndriçimin e veprimtarisë së Medresesë. Konferenca mbahet në mesin e muajit maj 2017. Paraqitja për pjesëmarrje mund të bëhet deri më 21 prill 2017, me rezymenë e kumtesës jo më shumë se një faqe. Kumtesat e përfunduara, versioni për lexim dhe për botim duhet t’i dorëzohen Këshillit organizativ, respektivisht sekretarisë, ditën e mbajtjes së Konferencës. Kumtesa për lexim në konferencë nuk duhet të ketë më shumë se 5 faqe, kurse ajo për botim deri një tabakë autori, por jo më pakë se 7 faqe. Presim kontributin Tuaj! Adresa për paraqitje: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës Rr. “Bajram Kelmendi”, 84 , 10 000 Prishtinë Tel.++ 381 38 224 024 E-mail: [email protected] fb:Bashkësia Islame e Kosovës KËSHILLI ORGANIZUES