Prishtinë, 11. tetor 2013
Besimtarët kosovarë, pas qëndrimit 10 ditësh në Medinën e ndritshme, ku bënë ibadet në Xhaminë madhështore të e Pejgamberit dhe në xhamitë tjera të njohura, dhe sipas agjendës vizituan vende e monumente të rëndësishme historike, ata tashmë kanë arritur në Mekën e Bekuar ku janë akomoduar.
Të gjithë besimtarët tanë të prirë udhëzuar nga udhëheqësit e Haxhit kanë kryer Umren dhe po bëjnë ibadete në Qabenë e Bekuar. Në Mekë besimtarët tanë do të qëndrojnë deri të dielën kur pritet që të nisën për në Arafat.