NJOFTIM PËR OPINION Prishtinë, 11 tetor 2013Kurban – Bajrami të martën më 15 tetorKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit është ditën e martë më 15 tetor 2013.Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 6:20, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj Ekrem ef. Simnica.Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:26, të cilit do t’i prijë, sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi, ndërsa Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava.Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 15 tetor 2013, Myftiu i Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.Me fat festa e Kurban –Bajramit!