Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot me 12.07.2020 duke u nisur nga parimi islam se ruajtja e shëndetit dhe mbrojtja e jetës së njeriut është nga objektivat kryesore të fesë islame dhe duke vlerësuar gjendjen e rritjes enorme të infektuarve nga virusi Covid 19 në vendin tonë, pas diskutimeve morri këto vendime :

  • Pezullimin i të gjitha aktiviteteve fetare në të
    gjitha xhamitë e Kosovës , sikur janë ligjëratat e tribunat fetare ,
  • Pezullimin e mësim besimit dhe shkollës verore nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës ,
  • Obligohen Imamët të kujdesen për mbajtjen e distancës fizike të besimtarëve brenda xhamive ,
  • Kufizimin e faljes në ambiente të mbyllura të xhamisë, jo më shumë se 50 persona,
  • Shënjimin e vend faljeve brenda xhamive për shkak të distancës,
  • Pezullimin e manifestimeve fetare ,
  • Ndalimin e pjesëmarrjes së imamëve në të pame ,
  • Shkurtimin e hytbes së xhumasë në 10 minuta,
  • Falja e xhumasë nga dy herë në xhamitë qendrore sipas nevojës
    Besimtarët obligohen që :
     Të mbajnë maska gjatë faljes në xhami,
     Të përdorin sexhadet e tyre personale,
     Të përdorin dezinfektuesit me rastin e ardhjes në xhami
     Të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare të falen në shtëpi,
     Të rinjtë nën moshën 16 vjeçare të falen në shtëpi,
     Të sëmurit me sëmundje kronike të falen në shtëpi,

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës sikur edhe deri më tani është e përkushtuar të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha institucionet kompetente të vendit për të ruajtur shëndetin publik të qytetarëve por njëkohësisht ftojmë institucionet kompetente të vendit të mos të nguten në marrjen e vendimit për mbylljen e objekteve fetare , në këtë rast xhamive, sepse konsiderojmë se vendimet dhe masat e marra nga ne janë të mjaftueshme për luftimin e pandemisë në këtë fazë.
Po ashtu ftojmë besimtarët që ti përmbahen në përpikëri të gjitha vendimeve dhe rekomandimeve të dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit .
Falënderojmë të gjithë besimtarët për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre në përballje me pandeminë dhe ruajtjen e shëndetit .
Lusim Zotin Fuqiplotë që me mëshirën e Tij të pakufishme sa më parë të largoj këtë epidemi nga mesi jonë dhe bota mbarë të jetojë në paqe e qetësi.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …