Prishtinë, 13 korrik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Mbledhja është mbajtur në sallën e konferencave në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Myftiu Tërnava në këtë takim ka shprehur mirënjohje për kontributin që kanë dhënë kryetarët e KBI dhe të gjithë imamëve si dhe mbështetjen nga ana e xhematit  në luftën për parandalimin e përhapjes së virusit SARS COVID-19 që nga shfaqja e pandemisë. Në këtë mbledhje ishte vetëm një pikë e rendit të ditës gjendja pas rikthimit të pandemisë COVID-19. Ai tha se BIRK-u vazhdimisht ka  punuar  dhe e  interesuar për përmirësimin dhe ruajtjen shëndetit publik tek qytetarët. Ne me kohë kemi marrur vendime që nuk kanë qenë në dëshirën dhe vullnetin tonë, të rënda  por xhemati na ka  kuptuar drejtë. Duke pasur parasysh se rastet e infektimit me “COVID-19” janë duke u rritur në vend, në këtë mbledhje u morën disa vendime në të mirën e besimtarëve për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.
Ndër vendimet e marra nga Kryesia e BIRK-ut ishin  janë pezullimi i aktiviteteve fetare në të gjitha xhamitë, sikurse janë ligjëratat e tribunat fetare, pezullimin e mësim besimit dhe shkollës verore nëpër xhami, nëpër të gjitha xhamitë në vend nuk lejohen të falen më shumë se 50 persona, të bëhet shenjëzimi i vendeve se ku mund të falen besimtarët, u ndalohet imamëve të marrin pjesë në të pame dhe namazi i xhumasë të falët nga dy herë në xhamitë qendrore – varësisht nga nevoja.Të gjithë besimtarët të mbajnë maskë gjatë faljeve të namazeve, të përdorin sexhadën e tyre personale, të përdorin dezinfektues para shkuarjes në xhami dhe personat mbi 65-vjeç dhe ata nën 16-vjeç të falen në shtëpi.
Ai më tej tha se BIRK –u vazhdimisht ka respektuar vendimet e institucioneve  gjegjëse  në luftën kundër pandemisë globale COVID-19,  që kjo sëmundje të tejkalohet sa më shpejt dhe më me pak pasoja. Në këtë mbledhje u tregua edhe njëherë përkushtimi i Bashkësisë Islame të Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha institucionet shëndetësore, duke pasur parasysh se Bashkësia Islame ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Më pas Myftiu Tërnava po ashtu bëri thirrje tek Këshillat e KBI të angazhohen  që projekti i Kurbanit të jetë i suksesshëm përkundër gjendjes sw rwndw ekonomike  në të cilën ndodhet  Kosova sepse  mishi i kurbanit  është për nevoja të Medresesë Alauddin në Prishtinë si dhe do t’u ndahet edhe qytetarëve me gjendje të ëndë ekonomike, jetimëve dhe personave me aftësi të kufizuar Në këtë takim u dhanë mendime të ndryshme se si të tejkalohet kjo gjendje sa më pak pasoja dhe shprehën mbështetjen e plotë të vendimeve të cilat i ka marrur Kryesia e BIRK-ut kundër parandalimit të këtij virusi global.

Po ashtu në këtë mbledhje myftiu Tërnava theksoi se për Kurban Bajram do të shpërndahen 10 mijë pako me dhurata për fëmijët dhe ftoi të gjithë ata që kanë mundësi të përkrahet ky projekt.

Krejt në fund ai kërkoi që të jemi unik në mendime e qëndrime përballë sfidave të kohës dhe jetës që kemi para nesh.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…