Prishtinë, 25 shtator 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot Myftiu e Stambollit, Prof. Dr. Rahmi Jaran që shoqërohej nga Sabri Demir – ndihmës i Myftiut të Stambollit për marrëdhënie me jashtë dhe nga Myftiu i Bajram Pashës.
Myftiu Tërnava pasi i uroj mirëseardhje në Kosovë, në bisedë me Myftiun e Stambollit falënderoi popullin vëlla turk dhe qeverinë turke për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës dhe popullit të saj.
“Më lejoni që përmes jush të falënderoj edhe DIJANET-in e Turqisë në krye me prof. dr. Mehmet Gormezin për marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi dhe të cilat dita- ditës po rritën e po fuqizohen edhe me tepër në të mirë të dy institucioneve fetare.”-tha Myftiu Tërnava.
Myftiu i Stambollit prof. Rahmi Jaran falënderoj Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. “Kjo është vizita ime e parë në Kosovë dhe përshtypjen e parë që fitova më të ardhur në Kosovë ishte se aspak nuk ndihesha i huaj në këtë vend, kjo tregon fisnikërinë edhe mikpritjen e popullit të Kosovës.”-tha myftiu i Stambollit Rahmi Jaran.
Myftiu i Stambollit në bisedë me myftiun Tërnava tha se çmon lart dhe vlerëson punën që po bënë BIK me institucionet e saja në ruajtjen e Islamit dhe kultivimit e frymës së tolerancës dhe bashkëjetesës në vend. “Na gëzojnë pamasë sukseset që keni shënuar që nga paslufta e këndej.”- tha përveç tjerash Myftiu Jaran.
Myftiu i Stambollit sot pasdite do të vizitoi Mitrovicën, ndërsa nesër do të qëndroj në Prizren.