Prishtinë, 24 shtator 2013

“Kosova Halal Institut”(Instituti Hallall i Kosovës), në një ceremoni solemne, në prani të shumë personaliteteve të shquara,  i ndau certifikatën Hallall, Industrisë së përpunimit të mishit  “IMF Sole Koral”, e cila behët kompania e parë në Kosovës që pajiset më certifikatë Hallall për produktet e mishit.

Në këtë solemnitet qenë të pranishëm myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët,  kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha e shumë të ftuar të tjerë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ndër të tjerat tha: “Sot, për Bashkësinë Islame të Kosovës, është një ditë shumë e veçantë ngase po shënojmë edhe rezultatet e para të angazhimit tonë të madh, që nga themelimi i Institutit për Certifikimin e Prodhimeve Hallall.  Është një kënaqësi dhe privilegj i madh që këtë ditë gëzimi e suksesi ta ndajmë bashkë me ju. Bashkësia Islame e Kosovës, duke parë kërkesën e besimtarëve dhe nevojën e prodhuesve që edhe ne të kemi të certifikuara prodhimet hallall, ka themeluar Institutin për Certifikimin e Prodhimeve Hallall.
Ndërsa drejtori gjeneral i “IMF Sole Koral, Naser Rusinovci pasi përshëndeti të pranishmit u shpreh se ndihet i lumtur që pas shumë sukseseve në tregun vendor, pas disa certifikimeve të standardeve ndërkombëtare, tash e tutje prodhimet tona do të jenë të certifikuara nga Instituti “Kosova Halal Institut”(Instituti Hallall i Kosovës).  Ne  me kohë kemi plotësuar të gjitha kërkesat që kanë parashutuar përfaqësuesit e Institutit dhe  nga sot në çdo cep të Kosovës konsumatori do të gjejë  ushqime Hallall të prodhuar nga kompania “Sole  Kosova”, të cilat  do të kenë logon e “Institutit Hallal të Kosovës” (KHI), të themeluar nga BIK dhe logon e brendit të prodhimeve “Koral”
Ndërsa, Dr. Islam Hasani foli për rëndësinë e themelimit të Institutit, si dhe për objektivat që ka për të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …