Prishtinë, 25 shtator 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim njohës komandantin e ri të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Salvatore Farina.
 Myftiu Tërnava fillimisht e falënderoi gjeneralin Farina për vizitën në BIK, më pas  e njohu me organizmin e jetës fetare në vend.

“Më lejoni që në emër të BIK dhe besimtarëve të Kosovës t’ju falënderoj juve dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për kontributin tuaj tash e 14 vjet në ndërtimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë. Ne si popull jemi krenar që deri më tani forcat paqeruajtëse nuk kanë pasur as më të voglin problem gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, por gjithmonë pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë të mirëpritur, të çmuar dhe të respektuar nga populli i Kosovës” -tha myftiu Tërnava.
Nga ana e tij, gjenerali Farina falënderoi Myftiun për pritjen dhe për pjesëmarrjen e tij me  rastin e ceremonisë së inaugurimit të tij në krye të forcave të KFOR-it.
“Vlerësojmë lart si dhe çmojmë kontributin e BIK në kultivimin e tolerancës dhe krijimin e klimës së bashkëpunimit ndërfetar në Kosovë. Roli juaj është qenësor në ndërtimin e paqes” – u shpreh, në takim me myftiun Tërnava, gjenerali Farina.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…