Prishtinë, 15 maj 2013

Myftiu Tërnava priti sot ambasadoren turke znj. Ozan, të cilën e falënderoj për vizitën dhe për angazhimin e saj të madh në  rrafshe të  ndryshme në Kosovë. “Ju falënderoj edhe për pranin tuaj në Konferencën e organizuar nga BIK dhe UNFPA për rolin e islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore të mbajtur javën që shkoj” -tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.

Myftiu po ashtu e  njohu ambasadoren për takimin e radhës se liderëve fetare të shteteve të Ballkanit që  kësaj radhe mbahet në Tiranë me mbështetjen e DIJANET-it turk ku do të marrë pjesë edhe vet  kryetari i DIJANET-it, prof.dr. Mehmet Gormez.
Ambasadorja Ozan falënderoj  Myftiun si gjithherë për pritjen vëllazërore dhe e falënderoj për ftesën në  konferencën e fundit si dhe e përgëzoj atë për trajtimin që i ka bërë në referatin e tij dhunës më baza gjinore.
Myftiu Tërnava luti ambasadoren Ozan t’iu përcjell ngushëllimet qeverisë dhe popullit turk për ngjarjet e fundit në Turqi, ku humben jetën nga sulme terroriste mbi 50 njerëz të pafajshëm.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…