Me ftesë të Qendrës Kardavi për mendimin mesatar islam dhe të ripërtëritjes dhe Fakultetit të Studimeve Islame të Universitetit Hamed bin Halife, një delegacion prej 10 Kryeimamëve të Këshillave të BIK-ut, në krye me Kryeimamin e Kosovës Sabri ef. Bajgora, mori pjesë në një Seminar trajnues prej datës 3-11 janar në Doha të Katarit.
Vizita u mundësua falë angazhimit të Prof. Dr. Hajrudin Hoxhës, ligjërues në Fakultetin e sheriatit, pranë universitetit të katarit dhe Myftiut të Republikës së Kosovës, Mr.Naim ef. Tërnavës.
Në këtë Seminar morën pjesë:
1. Kryeimami Republikës së Kosovës Sabri ef Bajgora- si udhëheqës i delegacionit
2. Muhamed Demiri-Kryeimam i KBI Podujevë
3. Rexhep Lushta-Kryeimam i KBI Mitrovicë
4. Sylejman Roshaj-Kryeimam i KBI Ferizaj
5. Mr.Iljaz Mustafa-Kryeimam i KBI Gjilan
6. Nusret Abazibra-Kryeimam i KBI Rahovec
7. Sejdi Sallahu-Kryeimam i KBI Suharekë
8. Korab Hajra-Kryeimam i KBI Skenderaj
9. Xhafer Fejziu-Kryeimam i KBI Dragash
10. Naser Kastrati-Imam në KBI Prizren
Në kuadër të këtij Seminari trajnues, ishte edhe një delegacion nga Bashkësia Islame e
maqedonisë në krye me:
1. Dr.Zekerija Bajrami-Imam në Saraj të Shkupit
2. Dr.Naser Ramadani-Profesor i FSHI.
3. Maksut Abazi-Imam nga Tetova-Poraj.
4. Aliriza Jakupi-imam nga Kumanova
5. Omer Zaimi-Tetovë
Ky është hapi i parë i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes këtyre dy Insititucioneve, me qëllim të trajnimit dhe përgatitjes së imamëve-profesorëve dhe Thirrësve islam, në kohën e globalizmit modern, me theks të veçantë – pozitën e muslimanëve në Evropë dhe mënyrat e bashkëpunimit e të dialogimit në mes religjioneve në këto hapësira.
Qendra e kardavit për mendimin mesatar – “El-Vasatijje”, është një qendër me renome botërore, në kuadër të së cilës zhvillohen aktivitete të shumta, në të cilën ligjërojnë figurat më eminente të Islamit bashkëkohor.
Gjatë këtyre ditëve të trajnimit u mbajtën ligjërata me interes si: “Dialogu ndërfetar” nga Drejtori i kësaj Qendre: Dr. Muhamed Halife Hasen, i cili njëkohësisht njoftoi se kjo Qendër ka në kuadër të saj vetëm Programet Master dhe PhD, në gjashtë sfera të studimeve islame bashkëkohore.Rreth metodologjisë së dhënies së Fetvave, ligjëruan Dr. Husamedin Halil, Dr. Hasen Jeshu’ë, Dr. Abdul-Hakk Humejsh dhe Dr. Muhamed el-Muhtar.Ligjëratat e tjera ishin të fokusuara kryesisht në Ekonominë islame, me theks të veçantë në punën e Bankave Islame, si një sistem i suksesshëm, tashmë i pranuar edhe botërisht, rreth të cilave ligjëruan Dr. Mundhir Kahf, dhe Dr. Ali Karadag, i cili njëkohësisht është zv/president dhe Sekretar gjeneral i Unionit Botëror të dijetarëve muslimanë, i cili udhëhiqet nga shkëlqesia e tij. Dr. Jusuf el KardaviNjë nder i veçantë për delegacionet tona ishin edhe dy ligjërata të mbajtura nga doktori ynë shqiptar, Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, i cili ligjëroi rreth“Mendimit mesatar”, si dhe praktikimit të kësaj metodologjie në jetën e muslimanëve.Ligjërata e tjera ishin rreth Metodologjisë së mendimit mesatar tek dr. kardavi, si dhe përpjekjet e muslimanëve në aspektin global për dialogun ndërfetar rreth të cilave ligjëruan Dr. Din Muhamed, Dr. Abduselam Besjuni dhe Dr. Mexhid Mekki.
Krahas ligjëratave të ndjekura nga Kryeimamët, kishte edhe vizita të shumta Institucioneve më me rëndësi në shtetin e Katarit. Prej tyre ishte edhe takimi me Ministrin e Vakëfit të Katarit Dr. Gajth bin Mubarek el Kevari, të cilin Kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora e njoftoi gjerësisht rreth gjendjes aktuale në Kosovë, për nevojat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet sot Kosova. Ministri i Katarit për çështje fetare premtoi ndihma në ndërtimin e xhamive, qendrave të ndryshme islame, si dhe projekte të tjera të BIK-ut, të cilat do të shërbejnë si ura të afrimit mes njerëzve.
Prej vizitave të tjera me rëndësi ishin edhe këto:
– Takimi me dijetarin e shekullit Dr. Jusuf el-Kardavin, në shtëpinë e tij, i cili mbajti një ligjëratë rasti, për sfidat e Ymetit musliman në kohën aktuale, për mënyrat e Thirrjes në rrethanat ekzistuese etj.
– Takimi me zv/presidentin dhe sekretarin gjeneral të Unionit botëror të dijetarëve muslimanë. Dr. Ali Karadag.
Takimi me Dr. Ibrahim En-Nuajmi – Drejtor i Qendrës Botërore të Doha-s për tolerancë dhe dialog ndërfetar- Takimi me Dekanen e Fakultetit të Sheriatit
pranë Universitetit shtetëror të Katarit. Prof. Dr.
Aishe Jusuf el Menai.
– Takimi me Prof. Dr. Muhamed Halife, Drejtor
gjeneral i Qendrës së Kardavit për mendimin
mesatar islam dhe ripërtëritjes, e cila vepron në
kuadër të fakultetit të studimeve islame pranë
Universitetit Hamed bin Halife.
– Takimi me Drejtorin e Qendrës
Kulturore Islame “El-Fenar” në Doha
– Takimi me Përgjegjësit e Muzeut
islam të katarit
– Takimi me udhëheqësit e webfaqes islame www.islamweb.net, e njohur për të gjithë muslimanët, për qasjen e tyre pragmatike ndaj rrjedhave globale të Islamit në botë, etj. Në të gjitha këto takime, kryeimami i kosovës, Sabri ef. Bajgora, nikoqirëve u ofroi informacione bazike rreth Kosovës, si një shtet i ri, rreth gjendjes së muslimanëve, situatës aktuale si dhe planet për të ardhmen që ka BIK-u.
Të gjitha këto takime të delegacionit të Kosovës, i përcoll me interesim të madh edhe shtypi ditor katarian, si gazeta: “Er-Rrajeh”, “Esh-Sherk”, “El-Vatan”, “El-Arab”, etj., meqë kjo ishte vizita e parë e një delegacioni të tillë nga Kosova.
Në emër të Myftiu Tërnava, të gjitha këtyre Institucioneve iu dorëzuan nga një amblem i BIK-ut., me shpresë se ky bashkëpunim i sapo filluar, të vazhdojë me intensitet edhe më të lartë në vitet e ardhshme. DI-press