Me ftesën e organizatës fetare të Turqisë DIYANET një delegacion i Kuvendit të BIK-së i përbërë prej 11 vetave po qëndron në vizitë tri ditore në kryeqytetin e Turqisë Ankara ku po zhvillon takime me institucionet më të larta fetare organizative administrative dhe edukative të këtijvendi.
Delegacioni i Kuvendit të BIK-së, në krye me Dr. Xhabir Hamitin u prit nga kryetari i DIYAJNET-it të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Ali Bardakoglu dhe nga zëvendësi i tij Prof. dr. Mehmet Gurmez si dhe nga bashkëpunëtor të tjerë. Kryetari Bardakoglu në shenjë respekti për mysafirët shtrojë drekë solemne.
Takimet po rrjedhin në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Delegacioni i Kuvendit të BIK-së autoriteteve më të larta fetare të Turqisë po ju shpreh falënderimet më të thella edhe në emër të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep ky vend Kosovës, si në rrafshin politik dhe në atë diplomatik.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave në fushën e organizimit të jetës fetare , të formave dhe të mënyrave të qasjes ndaj nevojave të besimtarëve të besimit Islam , për faktin se kjo organizatë që nga themelimi i sajë e deri më sot , në këtë drejtim është treguar shumë e suksesshme, e cila edhe tani po vazhdon të ndjek rrugën mesatare të interpretimit të burimeve fondamentale të Islamit: Kuranit dhe Synetit.
Delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, z. Bekim Sejdiu.