Deklaratë për shtyp

Prishtinë, 23 janar 2010

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme (23 janar 2010), të mbajtur në Prishtinë, përpos tjerash debatoi edhe për rastin e fundit të sulmit fizik ndaj imamit të xhamisë Hamit ef. Kamberin, duke e konsideruar si akt qyqar e tinëzar për më tepër kur ai ndodh në xhaminë e tij pas faljes së namazit. Kuvendi e konsideron sulmin akt shumë shqetësues për ne, në rend të parë si institucion, por edhe  për gjithë opinionin  tonë të gjerë.

Kuvendi në cilësinë e organit më të lartë të BIK-së edhe njëherë apelon dhe kërkon nga organet e rendit, që aktet e tilla të individëve dhe grupeve, të cilat kohë pas kohe po sulmojnë dhe po ngritin dorë mbi zyrtar legjitim të BIK-së, ditën dhe natën, të maskuar dhe të pa maskuar,  të ndërpriten dhe të parandalohen sa më parë, kurse fajtorët të vihen para drejtësisë.

Sulmet të cilat u bëhen njerëzve të fesë në emër të fesë janë më shumë se sulm dhe ogurzi për vendin dhe shoqërinë tonë!

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

BIK edhe sivjet organizon tubimin e zekatit dhe sadakatul-fitrit

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit org…