Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, e cila është organ i Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka nisur konvojin e parë të ndihmave për vendet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
Komvoji me ndihma përmban gjëra ushqimore, ilaçe, veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme.
Këto ndihma në koordinim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u dorëzuan në depon e rezervave shtetërore të shtetit.
Përpos këtyre ndihmave, Bashkësia Islame e Kosovës, me urdhër të Myftiut Naim ef. Tërnava, nesër në të gjitha xhamitë e Kosovës do të kërkojë mjete financiare për të prekurit e tërmetit.