Me shqetësim të thellë mora lajmin për
viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri, i
përcjellë me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri. Në
këto momente të renda për vëllezërit tanë, shprehim mbështetjen tonë të
gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndier dhimbjen. Familjarëve të
viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e
Gjithëmëshirshëm që t’u lehtësojë dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj
shërim të shpejtë.
Apeloj tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, të mos krijojnë panik si dhe të
ndihmojnë njëri – tjetrin. Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe
përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe e urdhëron
Zoti i Madhëruar. Bashkësia Islame e Kosovës do të ndjek me vëmendje situatën e
krijuar dhe, me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në
Shqipëri.
Zoti na ndihmoftë për tejkalimin e kësaj gjendjeje!
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava