14 tetor 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava priti në takim ambasadorin e Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassem. Myftiu Naim ef.Tërnava falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për vizitën dhe për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm dhe po ashtu çmoi kontributin dhe ndihmën që kanë dhënë qeveria dhe populli kuvajtian për Kosovën. Myftiu Tërnava tha se populli i Kosovës asnjëherë nuk do të harroj ndihmën e pakursyer të Emirit të Kuvajtit dhe qeverisë së tij e po ashtu edhe ndihmën e pakursyer të popullit të Kuvajtit para, gjatë dhe pas luftës së fundit që kanë bërë për shtetin dhe popullin e Kosovës si në aspektin humanitar ashtu edhe në atë social. Kuvajti mbetet ndër shtet që më së shumti ka ndihmuar Kosovën në përmirësimin e mirëqenies në ngritjen e infrastrukturës dhe projekte të ndryshme si dhe në lobimin e Kuvajtit që Kosova të anëtarësohet dhe integrohet në mekanizma rajonal dhe ndërkombëtar.
Nga ana e tij, ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassem, shprehu falënderime për myftiun Tërnava për mirëpritjen duke potencuar bashkëpunimin shumë të mirë me Kryesinë e BIRK-ut duke nënvizuar se deri më tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe ë qëndrueshëm dhe ne si ambasadë dhe po ashtu edhe qeveria e Kuvajtit është i interesuar që edhe më të ndihmoj Kosovën në projekte të ndryshme në të mirë të popullatës së Kosovës