Prishtinë, 22 janar 2013

Heqjen e Lapidarit të Dëshmoreve në Preshevë nga ana e qeverisë serbe e konsiderojmë një akt të padrejtë dhe në kundërshtim me vlerat qytetëruese perëndimore, duke shkelur të drejtat e popullit shqiptar për të kujtuar dëshmorët e tyre.
Dëmtimi i varrezave ortodokse, është veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet fetare e kombëtare si dhe me traditën pozitive të feve tradicionale.

Nuk duhet bërë gara në të keqe, nuk duhet marr mësim nga regjimet e dhunshme, nuk duhet dhunuar të vdekurit,  sepse kjo na shpie në urrejtjeje, mosdurim, hasmëri e dhunë.
Atakimi i varrezave të kujdoqofshin është veprim i papëlqyer tek Zoti, andaj ftojmë qytetarët  dhe besimtarët tanë që varrezat t’i trajtojnë në harmoni me mësimet fetare, traditën fisnike të popullit tonë që bazohet në respekt ndaj tjetrit, tolerancën e  mirëkuptim.
Popujt e këtij nënqielli kanë nevojë për paqe, harmoni, tolerancë e mirëkuptim!
 
Myftiu i Kosovës,
Mr. Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …