26 qershor 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Podujevë
Shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
- Tre inkasantë terreni për mbledhje të pagesave të anëtarësisë në territorin ku vepron Këshilli i Podujevës.
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të kenë të kryer të paktën Medresenë.
- T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit
- Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare
- Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht
- Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar
- Të ndërmarrin iniciativë dhe të kenë kreativitet në punë si dhe sjellje dinjitoze me masën -popullatën
- Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e Medresesë
- Certifikata e lindjes
- Certifikata shëndetësore
- Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
- Vërtetimi për përvojën e punës
- CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
- Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Podujevës
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në vebsajtin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.