Prishtinë, 27 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava me një pjesë të kabinetit të tij qëndroi në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku u prit nga Reis’ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi
Me këtë rast Myftiu Tërnava, i ka dënuar sulmet e pashembullta të fundit që i kanë ndodhur Bashkësisë Fetare Islame të RMV dhe kreut të saj legal dhe legjitim, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Mysafirët nga Kosova thanë që Bashkësia Fetare Islame e RMV, Kreu i saj, të gjitha strukturat fetare, arsimore, kulturore etj. që janë në vartësi të saj, duhet të lihen të qeta qoftë nga institucionet e shtetit, qoftë nga personat e manipuluar nga politika ose nga grupacionet e nëndheshme, antinjerëzore dhe antifetare.
Ai më tej tha se BFI, konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, duhet të ketë lirinë e punës dhe të veprimit dhe këtë prej tyre e kërkojnë të gjithë besimtarët islamë dhe të gjithë qytetarët e ndershëm që ia duan të mirën vendit, Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga ana e tij Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi falenderoinmyftiun Tërnava për vizitën duke theksuar se bashkëpunimi
mes dy Bashkësive Islame do të vazhdojë edhe më në të mirë të besimtarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…