Prishtinë, 27 prill 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Nim Tërnava sot prit një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i cili po viziton Kosovën. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme e në veçanti në financimin e projekteve nga Banka Islame në fushën e arsimit shëndetësisë dhe infrastrukturës.
Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe i njoftoi ata mbi ecurinë dhe nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe investimeve në vakëfe. Gjithashtu, Myftiu edhe njëherë falenderoi për investimin në ndërtimin e selisë së Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit dhe kërkoi që të vazhdojnë edhe në komunat tjera.{jathumbnail}
Delegacioni i Bankës falënderoi Myftiun për kohën edhe pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë që edhe në të ardhmen të ndihmojnë në zhvillimin e infrastrukturës së Bashkësisë Islame në Kosovë dhe ftuan Myftiun Tërnava për vizitë në selinë e Bankës Islame për Zhvillim.