Prishtinë, 26 prill 2012

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot zëvendës kryetari  DIJANET-it, Hasan Kamil Yilmaz të cilin e falënderoj që po i bënë Kosovës dhe Bashkësisë Islame. Myftiu Tërnava, falënderoj mysafirin nga DIJANET-tit turk për pranin e tij një natë më parë në manifestimit e Mevludit në Prizren  dhe për vizitën qe i beri ai medresesë në Prizren.

 

Po ashtu, Myftiu e njoftoi me zhvillimet dhe progresin qe po bënë Bashkësia Islame e Kosovës dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet.{jathumbnail}
Myfti e njohur zëvendës kryetarin e DIJANET-it edhe me projektet  që janë në realizim e sipër si ai i  dorëshkrimeve, pastaj monografinë e xhamive  dhe projekti  për epigrafeve islame që do të filloj shumë shpejt.Myftiu Tërnava edhe kësaj falënderoi qeverinë dhe shtetin turk për mbështeten politike ekonomike e arsimore që po i jep Kosovës.
Ndërsa, Zëvendës kryetari Yilmaz falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohte edhe vëllazërore,  Myftiut i përcolli përshëndetjet e kryetarit të DIJANET-it turk,  prof dr. Mehmet Gormez dhe vlerësoi lart punën dhe zhvillimet pozitive të Bashkësisë Islame të Kosovës .
Bashkëpunimi ynë është i kamotshëm , ju jeni një mik yni  i vjetër dhe kemi shume respekt për ju dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës si një nga Institucionet më të konsoliduar në  rajon e më gjerë  dhe ne synojmë që këto marrëdhënie  t’i rrisim e vazhdojmë me këtë fryme –   tha ndër të tjerat zv. kryetari i DIJANET-it Yilmaz .
Pas takimit Myftiu Ternava shtroi një darkë solemne për zv. kryetarin Yilmaz dhe bashkëpunëtorët e tij.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…