Prishtinë, 15 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Halitin. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin përkitazi me organizimin dhe funksionimin e BIRK-ut, si dhe për aktivitetet dhe rolin që ka ky institucion në frymën e zhvillimeve të përgjithshme të Kosovës. Ai falënderoi  kryetarin Haliti për bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Këshillin e BI-së, në Viti dhe koordinimin e punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Nga ana e tij kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, shprehu falënderime për mikpritjen e Myftiut Tërnava, si dhe çmoi angazhimin dhe kontributin e Myftiut Tërnava për tolerancën dhe bashkëpunimin që kanë komunitetet fetare në Kosovë, si dhe rolin e BIRK-ut për një Kosovë të qetë. Ai po ashtu uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen si Myfti i BIRK-ut, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë. Ai u shpreh se bashkëpunimin mes Komunës së Vitisë dhe KBI në Viti është shumë i mirë dhe do të vazhdojë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…