Prishtinë, 16 janar 2019

Në Zagreb të Kroacisë, po vazhdon punimet konferenca rajonale “Bashkësitë Islame në Evropën Lindore – të drejtat dhe obligimet”. Gjatë punimeve, para të pranishmëve e paraqiti kumtesën e tij kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, dr. Ajni Sinani, i cili ndër të tjerash theksoi vlerat e Kosovës në bashkëjetesën dhe tolerancën e cila mbretëron në Kosovë, duke vënë në pah rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e këtyre vlerave.

Ai para të pranishmëve paraqiti punën dhe aktivitete e BIRK-ut në luftimin e dukurive negative, siç janë terrorizmi dhe radikalizmi i dhunshëm, si dhe për bashkëpunimin e BIRK-ut me institucionet e shtetit të Kosovës në nivele të ndryshme për luftimin e këtyre dukurive.

Në sesionin tematik “Shteti dhe Islami”, me një kumtesë para të pranishmëve u paraqit edhe profesoresha e Fakultetit të Studimeve Islame, znj. Besa Ismaili, e cila foli në përgjithësi rreth periudhës post-komuniste në Ballkan, si dhe në veçanti për manifestimin e fetares në diskursin publik në Kosovë. Ajo gjithashtu paraqiti edhe kontributin e institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës në ndërtimin e kohezionit social në shoqërinë kosovare, siç janë Medresetë dhe Fakulteti i Studimeve Islame.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …