“Të Allahut jemi dhe te Ai kemi për t’u kthyer”
Drejtoria për Diasporë, në emër të Myftiut Naim Tërnava, në emër të organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin personal të drejtorit Ekrem Simnica, për vdekjen e imamit, mësuesit e studiesit të mirënjohur Muhidin Ahmeti; u shpreh ngushëllime familjes, miqve, kolegëve, xhematit, lexuesve dhe dashamirëve të tij duke i këshilluar për durimin dhe duke i rikujtuar për sevapin e tij, duke i rikujtuar edhe për veprën e mbarë të të ndjerit, për vlerat e tij të larta, për virtytet e tij fisnike, për njohjen e mirë që gëzon ndër njerëz dhe për shpresën e fortë që këtë njohje të mirë Allahu i madhëruar ta marrë për dëshmi ymeti e t’i gjendet në Ahiret. Allahu e mëshiroftë!
Lutemi veçanërisht që, për sëmundjen e tij dhe për ndërrimin jetë në moshë relativisht të re, që neve këndej na sollën dhimbje e pikëllim të thellë, matanë Allahu ta shpërblejë duke e çuar në xhenetet e Tij të larta!
-
Drejtori Simnica mori pjesë në organizimin për fillimin e punimeve të xhamisë në Mengen të Gjermanisë
Me ftesë të bashkatdhetarëve tanë me punë në Gjermani, drejtori për Diasporë në Kryesinë e… -
Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi
Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë… -
Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin
Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…
Shfaq më shumë në Diaspora
Shfleto
Konkurs
Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…