Prishtinë, 3 qershor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava shtroi iftar për hafizët nga Dijaneti i Turqisë, ku mori pjesë edhe ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliç. Me këtë rast, duke u dëshiruar mirëseardhje në këtë iftar, Myftiu i falënderoi hafizët për kontributin që janë duke dhënë në xhamitë e Kosovës në këtë muaj të Ramazanit nëpërmjet leximit të Kuranit, faljes së namazeve dhe aktiviteteve të tjera fetare.

Myftiu po ashtu falënderoi edhe Dijanetin e Turqisë dhe qeverinë turke që vazhdimisht kanë ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj. Po ashtu falënderoi edhe Drejtorinë e Vakëfeve, e cila ka sjellë 5000 pako ushqimore si ndihmë skamnorëve për Ramazan, kjo flet për marrëdhëniet vëllazërore që kemi si popuj dhe si shtete. Ne nuk e kemi për herë të parë kështu, por ne së bashku kemi ngrënë dhe kemi pirë përreth sofrës së iftarit 500 vjet dhe faleminderit Zotit që sot jemi të lirë dhe sot bëjmë iftar së bashku dhe na vijnë hafizë nga shteti mik i Turqisë për muajin e bekuar të Ramazanit,- tha Myftiu. Falënderoi dhe ambasadoren Kivilcim Kiliç, për të cilën tha se e ka ndihmuar jashtëzakonisht BIRK-un dhe kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, e cila falënderoi Myftiun Tërnava për ftesën dhe iftarin duke theksuar se ka një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkësinë Islame të Kosovës për realizimin e projekteve në të mirë të komunitetit. Bashkëpunimin me BIRK-un e ka cilësuar si normale dhe të natyrshme, sepse jemi vëllezër dhe u lut që ky vëllazërim të vazhdojë dhe të dy shtetet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin duke konkretizuar edhe projekte të tjera të planifikuara.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…