Prishtinë, 28 korrik 2017

Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës organizoi takim me mërgatën tonë në ambientet e Medresesë Alaudin. Ne këtë eveniment mori pjesë edhe myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim ef. Tërnava i cili në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mërgatës tonë i dëshiroi mirëseardhje dhe ju dëshiroi qëndrim të këndshëm në vendlindje. Ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në takim-drekë, të gjithë imamët, kryetarët e xhamive apo ndonjë përfaqësues e aktivist të tyre që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre nga Diaspora. Ai veçoi punën, kontributin dhe sakrificën që ka bë dhe po bënë mërgata për vendlindje para dhe pas luftës në Kosovë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i madh si në edukimin e fëmijëve por edhe në udhëzimin e shumë vëllezërve tanë që jetojnë atje dhe themelimi i shumë qendrave islame në mërgatë që mundohen të ofrojnë popullatën tonë të jenë të lidhur me njëri tjetrin. “Është kënaqësi shumë e madhe që edhe në Kosovë jemi bashkë dhe ky është një argument shumë i madh i fortë se lidhja vëllazërore tek ne është jashtëzakonisht e madhe tek ne mesin e besimtarëve dhe kjo lidhje manifestohet edhe me këtë rast. Jemi tubuar këtu të llafosemi për të shfaqur hallet dhe dertet tona që na mundojnë neve edh juve. Fati historik i kombit tonë nuk ka qenë gjithherë i favorshëm për neve ngase na kanë përcjell shumë të këqijave gjatë historisë, na janë copëtuar trojet tona padrejtësisht ku na kanë ndarë nga armiqtë të shumë që ne të rropatemi në shumë vende të botës për të gjet shpëtim dhe mundësin e një jete pak më të mirë”-tha myftiu Tërnava, duke kërkuar nga mërgimtarët tanë që edhe më shumë të japin kontribut në edukimin e fëmijëve dhe që ata t’i lidhin edhe më shumë me xhami sepse aty edukohen mirë dhe drejtë. Ai premtoi se BIRK do të jetë në shërbim të mërgatës sonë dhe ju ka përgjigjur aktiviteteve edhe pse çdo herë kanë pasur probleme me viza. Ai në fund ka ftuar mërgatën që të jenë më unik, bashkë, dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë.

Nga ana e tij drejtori për Diasporë mr.Ekrem ef. Simnica në fund falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë drekë si të Unionit të Bashkësive islame të Unionit të qendrave shqiptare islame të Austrisë, Belgjikës, Zvicrës, Suedisë dhe qendrave tjera dhe shpresoi që takime të tilla nga BIRK do të mbajë edhe në vitet e ardhshme dhe së shpresoj që këto unione të jenë një dhe të bashkëpunojnë në të mirë të vendin tonë. Ai tha se do të ishte tepër imediate që të fillohet me mësim e gjuhës shqipe nga fëmijët tanë në mërgatë dhe në qendra të mësimbesimit t’ia kushtojmë edhe gjuhës shqipe.

Në fund mërgimtarët shprehën falënderime për BIRK-në që organizoi këtë tubim dhe shprehën bindjen se në të ardhmen edhe më shumë do të koordinohen punët në të mirë të përbashkët.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…