Prishtinë, 20 qershor 2017
Në bashkëpunim me Unionin e Bashkësive Islame Shqiptare të Gjermanisë, i deleguari i Kryesisë se BIRK-së Mr. Besim Mehmeti njëherit zv/shef kabineti përmbylli vizitat e planifikuara dhe të koordinuara me unionin e lartcekur. Në ditën e diel i deleguari vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Mönchengladbach ku u prit nga imami i qendrës Besnik ef. Kadriolli. Mehmeti mbajti një ligjëratë para faljes së namazit të teravisë me tematiken BIRK dhe diaspora shqiptare. Pas ligjëratës ai udhëhoqi edhe faljen e namazit të teravisë. Vlen të theksohet se xhemati i kësaj qendreje kishte arrit blerjen e një objekti të ri për nevoja të qendrës në sipërfaqe prej më shumë se 800 m2.
Gjatë ditës së hënë i deleguari i BIRK-ut qëndroi për vizitë ne qytetin Remscheid ku vizitoi qendrën shqiptare Islame “Ezan Xhamija” aty u prit nga kryesia e qendrës si dhe nga Imami Miftar ef. Faruki. Besim ef. Mehmeti mbajti një ligjëratë para faljes se namazit të teravisë me tematikën BIRK dhe aktiviteti i saj në Ramazan brenda dhe jashtë vendit.