Ekipi i Ramazanit mbanë ligjërata dhe hytbe të xhumasë në shtatë komuna të Kosovës Prishtinë, 21 qershor 2017 Ekipi i Ramazanit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës i përbërë prej 40 personash më 23 qershor për xhuma do të jetë në terren në këto Këshilla të BIRK-së: Prishtinë (8), Kaçanik (4), Prizren (7), Fushë Kosovë (6), Istog (4), Klinë (3) dhe Pejë (5), ku me këtë rast do të përçohen mesazhe të këtij muaji të bekuar të Ramazanit.